Posted on: Posted by: Eda Geci Comments: 0

GREENPOSTA

NUIS: L82406501L

__/ __ /__                                                                                                                                                             Tiranë

KONTRATË SHËRBIMI

Sot me datë __ . __ .__  mbështetur në vullnetin e lirë të palëve dhe në Kodin Civil nënshkruhet kontrata për kryerjen e shërbimeve postare dhe financiare midis:

Palës ose Subjektit “___________________ , me NIPT ose ID ____________ ,  me adresë ____________ , Shqipëri, e përfaqësuar prej Zj. ______________  , në cilësinë e administatorit të subjektit, që këtu e më poshtë do t`i referohemi si “Përfituesi i Shërbimit” dhe ” GREENPOSTA“, me adresë: Rr.”Margarita Tutulani”, Tiranë, dhe NIPT: L82406501L, përfaqësuar nga Z. ________­­­­____, që këtu e më poshtë do referohemi  si “Ofruesi i Shërbimit”.

Së bashku referuar si “Palët”

Baza ligjore

Kjo kontratë bazohet në nenin 945 e vijues, të Ligjit nr. 7850, datë. 29.07.1994 të “Kodit civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 46, datë 07/05/2015 “Për shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”, Rregullores Për Shërbimin Bazë Postar në Republikën e Shqipërisë.

Vendimin Nr.446, datë 26.09.2002 “Për miratimin e tarifave postare të shërbimit bazë”, i ndryshuar.

Palët bien dakord të nënshkruajnë këtë Kontratë me kushtet dhe detyrimet e mëposhtme:

Neni 1

Përcaktimet

1.1 Në termat e kësaj kontrate me përcaktimin “Përfituesit të Shërbimit” do të kuptohet  Subjekti _____________ , ndërsa me përcaktimin “Ofruesi i Shërbimit” do të kuptohet “GreenPosta”.

1.2 Me termin “Shërbim” do të kuptohet procesi i pranimit, përpunimit, transportit dhe dorëzimit të objekteve postare, sipas destinacionit të përcaktuara nga Përfituesi i Shërbimit.

1.3 Me termin “Objekt” do të kuptohet çdo letër, zarf, paketë, koli, korespondencë zyrtare përkatëse, e dorëzuar në zyrat e postës (apo e tërhequr nga shpërndaresi), përpunuar, transportuar dhe dorëzuar në destinacion.

Neni 2

Objekti i kontratës

Kjo kontratë përcakton kushtet për pranimin, përpunimin, transportin dhe dorëzimin në destinacion të objektit, si dhe arketimin e vlerës së objekteve të destinuara për brënda vendit për llogari të Përfituesit  të Shërbimit nëpërmjet të cilave të dy palët, Përfituesi i Shërbimit dhe Ofruesi i shërbimit bien dakort të realizohen me anë të shërbimeve postare e financiare qe kryen ofruesi i shërbimit për llogari të Porositësit si më poshtë:

• Shërbim i shpejtë postar brenda vendit (brenda qytetit dhe ndërmjet qyteteve)

• Shërbim financiar për arkëtim të vIerës së objektit

Neni 3

Të drejtat dhe detyrimi i palëve

3.1 Ofruesi i shërbimit

3.1.1 Për shërbimin e shpejtë postar brenda dhe ndërmjet qyteteve

3.1.1.1 Të tërheqë objektet postare në adresën e Përfituesit të shërbimit, mbas marrjes së njoftimit me e-mail të dërguar nga Ofruesi i shërbimit në adresën  sadilika12@gmail.com 

3.1.1.2 Të trajtojë e tarifojë objektin me pullë postare, duke a kategorizuar, si objekt postar:

  1. Shërbim ekonomik brenda Tiranës 200 lekë deri në 2kg (me tvsh)

Mbi 2 kg deri në 20 kg do të merret një tarifë shtesë 50 lekë/kg 2.

  • Shërbim ekonomik Brenda Unazës 150 lekë deri në 2kg (me tvsh)

Mbi 2 kg deri në 20 kg do të merret një tarifë shtesë 50 lekë/kg 2.

  • Ekspres brenda Tiranës 200 lekë deri 2 kg + marrja ne orar specifik (50 Leke) + dorezimi ne orar specifik (100) (me tvsh)

Mbi 2 kg deri në 20 kg do te merret një tarifë shtesë 50 lekë/kg

  • Ekspres brenda Unazës së madhe 150  lekë deri 2 kg + marrja ne orar specifik (50 Leke) + dorezimi ne orar specifik (50 Leke) (me tvsh)

Mbi 2 kg deri në 20 kg do to merret një tarifë shtesë 50 lekë/kg

150Leke + marrja ne orar specifik (50Leke) + dorezimi ne orar specifik (50 leke)

  • Shërbim ekonomik ndërmjet qyteteve 300 lekë deri në 2 kg (me tvsh)

Mbi 2 kg deri në 20 kg do të merret një tarifë shtesë 50 lekë/kg

  • Për refuzimet 100 lekë për porositë jashtë Tiranës

3.1.1.3 Të dorëzojë objektet në destinacionet e përcaktuara nga Përfituesi i shërbimit, duke garantuar shpërndarjen brenda 24 orëve per qytetet dhe degë në të gjithë vendin dhe brenda 48 orëve për zonat interurbane.

3.1.1.4 T’i japë përfituesit të shërbimit kopjen e deftesës së pranim konfirmim marrjes pas pranimit të objektit.

3.1.1.5 Të kryejë me cilësi dërgimin e objektit në destination duke respektuar afatin e përcaktuar në kontratë.

3.1.1.6 Të paraqesë detajet e dorëzimit të objektit sipas kërkesave të përfituesit të shërbimit dhe normativave të përcaktuara nga ofruesi i shërbimit.

3.1.1.7 Ofruesi i shërbimit, nuk mban përgjegjësi për mos realizimin e shërbimit apo vonesa në kryerjen e tij, në rast se nga ana e Përfituesit të shërbimit nuk janë plotësuar të dhënat e mëposhtme:

1. Adresa e marrësit nuk është shkruar qartë dhe e plotë;

1) Adresa është gabim;

2) Kur amballazhimi nuk i përshtatet përmbajtjes së objektit që përmban dërgesa, duke u bërë shkak per dëmtime gjatë transportit.

3.1.1.8 Në rast humbje të objektit nga ana e ofruesit të shërbimit, e vërtetuar kjo me reklamacion, ky i fundit është i detyruar të paguajë dëmshpërblimin në përputhje me tarifat e miratuara të dëmshpëblimit për shërbimin ekspres.

3.1.1.9 Ofruesi i shërbimit nuk merr përsipër kryerjen e shërbimit për objekte që paraqesin rrezikueshmëri gjatë transportit për jetën e njerëzve, si dhe vlera monetare, armë zjarri, lëndë djegëse, Iëndë biologjike. drogë, sende të çmuara ari, para, letra me vlerë etj.

3.1.2 Për shërbimin financiar për arkëtim vlerës së objektit

3.1.2. Të arkëtojë vlerën e objektit postar të paguar nga klientët e Përfituesit të Shërbimit për llogari të këtij të fundit

3.1.2.2  Dorëzimi i parave CASH dy herë në javë Të martën – Të premten

3.1.2.3 Me anë të një email zyrtar në adresën sadilika12@gmail.com përfituesi i  shërbimit duhet të njoftojë 2-5 ditë para në rast se kërkon të bëjë mbyllje për vlerën e arkëtuar më shumë se një herë në muaj dhe mund ti tërheq ato pranë zyrave të GreenPosta Cash ose në Bankë, gjithmonë sipas legjislacionit të shtetit Shqiptar.

3.2 Përfituesi i shërbimit

3.2.1 Përfituesi i shërbimit do të dorëzojë objektin postar pranë përsonit të autorizuar nga ofruesi i shërbimit kundrejt nënshkrimit përkatës (emër. mbiemër, firmën e tij).

3.2.2 Përfituesi i shërbimit të shoqërojë çdo objekt me një dokument në dy kopje “detyrim për pagesë” për klientin.

3.2.3 Per shërbimin ekspres dhe ekonomik të brëndshem të njoftojë ofruesin e shërbimit për tërheqjen e objekteve postare ekspres në kontaktet telefonike ____________ dhe të dorëzojë objektin postar pranë përsonit të autorizuar nga  GreenPosta kundrejt nënshkrimit përkatës (emër, mbiemër dhe firmën e tij) brenda orës ______ nga e hëna në të shtunë

3.2.4 Ti sigurojë mirë ambalazhimin e objektit me qëllim garantimin e transportit pa dëmtuar objektin.

Neni 4

Kostoja dhe Mënyra e pagesës

4.1 Vlefta e shërbimit të kësaj kontrate, do të llogaritet sipas tarifës së shërbimit të miratuar nga organi vendimmarrës i Ofruesit të Shërbimit sipas pikës 3.1.1.2

4.2 Ofruesi i Shërbimit harton brënda datës 2 të muajit pasardhës faturën e shërbimit (bashkëngjitur akt – rakordimi për shërbimin e kryer) konform rregullave e ligjeve dhe ja paraqet Perfituesit të shërbimit.

4.3 Pagesa e shërbimit të kryer nga ofruesi i shërbimit do të bëhet nga ana e Përfituesit të shërbimit në numrin e llogarisë për shërbimin e shpejtë brenda vendit në Bankën _______________________ në numrin e llogarisë ____________ , Iban________________ , ose në mënyrë CASH.

4.4 Pagesa për shërbimin e kryer, do të realizohet në fund të mbylljes të çdo dërgese të përfunduar.

Neni 5

Kohezgjatja

5.1 Kontrata do të jetë e vIefshme për një afat, 12 (dymbëdhjetë) mujore duke filluar nga data_____________

5.2 Secila Palë mund të kërkojë zgjatjen e afatit të Kontratës duke njoftuar Palën tjetër në formë të shkruar 30 (tridhjetë) dite përpara datës së përfundimit të kësaj Kontrate në lidhje me qëllimin për të rinovuar Kontratën. Afati i rinovuar do të konfirmohet me anë të një marrëveshje e cila do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e autorizuar të secilës Palë.

Neni 6

Likujdimi i dëmeve për vonesat

6.1 Nëse vonesat për likujdimin e faturës mujore vijnë si rezultat i mosdorëzimit në afat të faturës nga ana e ofruesit të shërbimit, Përfituesi i shërbimit përjashtohet nga detyrimi i pagesës së penaliteteve, për ato ditë sa zgjat kjo vonesë.

6.2 Nëse Përfituesi i shërbimit me paraqitjen e faturës së shërbimit vonon pagesën  e shërbimit siç është parashikuar në piken 4.4, atëherë ai detyrohet t’i paguajë ofruesit të shërbimeve 0.002% të vlerës së faturës për çdo ditë vonesë.

Neni 7

Ndryshimet dhe zgjidhja e kontratës

7.1 Palët mund të bëjnë ndryshime në kontratë të cilat mund të vijnë vetëm për ndryshim të tarifave me vendim të AKEP ose organit vendimarrës të ofruesit të shërbimit.

7.2 Në të gjitha rastet e ndryshimit të tarifave, ofruesi i shërbimit është i detyruar të njoftojë përfituesin e shërbimit të paktën 2(dy) javë përpara. ndërsa përfituesi i shërbimit është i detyruar që ti pranoje ato.

7.3 Secila palë ka të drejtë të terhiqet nga kontrata kur pala tjetër nuk respekton të gjitha kushtet e kësaj kontrate kur konstaton

– Humbje të shpeshta to objektit postar

– Kur Përfituesi i shërbimit përdor subjekte të tjera private, për ofrimin e këtyre shërbimeve, gjatë kohës që është në fuqi kjo kontratë shërbimi.

7.4 Secila nga palet ka të drejtë të kërkojë zgjidhjen e kontratës duke njoftuar me shkrim palën tjetër 60(gjashtëdhjetë) ditë përpara. Nëse ka marrëveshje mes palëve, kontrata mund të zgjidhet pa paralajmerim.

Neni 8

Komunikimi Ndermjet Puleve

8.1 I gjithë komunikimi midis Palëve në lidhje me këtë Kontratë duhet të shkëmbehet në formë të shkruar si dhe të dërgohet më postë të regjistruar ose me faks në adresat e mëposhtme.

Ndjekësi i kontratës për:

Në vëmëndje të: ______________

Titulli: ______________________

E-mail: _____________________

Tel: ________________________

Për:  GreenPosta

Rruga Margarita Tutulani, Tiranë

Në vëmëndje të:

Drejtor i Shërbimeve Postare

E-mail: sadilika12@gmail.com

Cel: +355683490195

8.2 Secila Palë është e detyruar të njoftojë menjëherë Palën tjetër të ndonjë ndryshimi adresat e lartpërmendura si dhe çdo ndryshim tjetër që mund të ndikojë komunikimin ndërmjet Palëve.

8.3 Çdo njoftim i bërë nga njëra palë tjetrës sipas kontratës duhet të bëhet me shkrim. Njoftimi do të ketë efekt sapo të dorëzohet.

Neni 9

Dispozita Përfundimtare

9.1 Palët nënshkruese të kësaj kontrate, nuk mbajnë përgjegjësi për zbatimin e kushteve të kontratës nëqoftëse nuk provohet e kundërta per aq kohë sa ekzistojnë forcat madhore për të cilën palët janë të detyruara të njoftojnë njëra-tjetrën me shkrim.

9.2 Sipas kësaj kontratë me forca madhore do të nënkuptohet fatkeqësi natyrore. zjarri, përmbytje ujore etj. Nëqoftëse forca madhore do të veprojë më shumë se 90 ditë, kontrata konsiderohet e prishur nga të dyja palët duke paralajmëruar njëri – tjëtrin me shkrim.

9.3 Mosmarrëveshjet midis palëve do të zgjidhen më mirëkuptim midis palëve. Në rast se këto mosmarrëveshje nuk do të zgjidhen në këtë mënyrë. palët do t’i drejtohen Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë.

9.4 Kontrata përpilohet në 3 (tre) kopje në gjuhën Shqipe.

9.5 Palët, pasi njihen me detyrimet dhe të drejtat që lidhen me zbatimin e kësaj kontratë, e rinënshkruajne atë pa vërejtje.

Neni 10

Sfera e marrëveshjes

1. Me nënshkrimin e kontratës palët bien dakort për termat e saj. Ndryshimi apo modifikimi i kushteve kontraktuale bëhet i vlefshëm vetëm pasi të jetë herë me shkrim dhe të jetë firmosur nga të dy palët.

2. Kjo kontratë u hartua në 2 (dy) kopje, përkatësisht 1 (një) për Përfituesin e Shërbimit dhe 1 (një) kopje për Ofruesin e Shërbimit.

 3. Të gjitha kopjet e kontratës dhe aneksit bashkëlidhur, firmosen dhe vulosen nga të dy para.

Ofruesi i Shërbimit                                                             GreenPosta

‘Përfituesi i Shërbimit’                                                                                                                    

Leave a Comment