Posted on: Posted by: Sadi Lika Comments: 0

GREENPOSTA

NUIS: L82406501L

__/ __ /__                                                                                                                                                             Tiranë

KONTRATE SHERBIMI

Sot me datë __ . __ .__  mbështetur në vullnetin e lirë të palëve dhe në Kodin Civil nënshkruhet kontrata për kryerjen e shërbimeve postare dhe financiare midis:

Palës ose Subjektit “___________________ , me NIPT ose ID ____________ ,  me adresë ____________ , Shqipëri, e përfaqësuar prej Zj. ______________  , në cilësinë e administatorit të subjektit, që këtu e më poshtë do t`i referohemi si “Përfituesi i Shërbimit” dhe ” GREENPOSTA“, me adresë: Rr. “Margarita Tutulani”, Tiranë, dhe NIPT: L82406501L, përfaqësuar nga Z. ________­­­­____, që këtu e me poshtë do referohemi  si “Ofruesi i Shërbimit”.

Së bashku referuar si “Palët”

Baza ligjore

Kjo kontratë bazohet në nenin 945 e vijues, të Ligjit nr. 7850, datë. 29.07.1994 të “Kodit civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 46, datë 07/05/2015 “Për shërbimet Postare në Republikën e Shqipërisë”, Rregullores Për Shërbimin Bazë Postar në Republikën e Shqipërisë.

Vendimin Nr.446, datë 26.09.2002 “Për miratimin e tarifave postare të shërbimit bazë”, i ndryshuar.

Palët bien dakord të nënshkruajnë këtë Kontratë me kushtet dhe detyrimet e mëposhtme:

GREENPOSTA

Termat dhe kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve postare 1

Neni 1.

PËRKUFIZIME (TERMA)

  • Adresa” Çdo grup shenjash në një objekt postar që tregojnë marrësin dhe pikën e dorëzimit të objektit postar. Adresimi i dërgesave postare do të rregullohet më hollësisht në termat dhe kushtet e përgjithshme të ofruesve të shërbime
  • Dërguesi” është një person fizik ose juridik, që është përgjegjës për objektet postare të nisura prej tij.
  • Dorëzimi” është rrugëtimi i objekteve postare nga pika e pranimit deri te dorëzimi i tyre në adresë.
  • e-ankesa” është aplikacioni on-line i publikuar në faqen zyrtare te AKEP si alternativë që përdoruesi të paraqesë kërkesën e tij për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
  • Kontratë ndërmjet ofruesit të shërbimit dhe përdoruesit” nënkuptohet kontratë e lidhur ndërmjet ofruesit të shërbimit në këtë rast Greeposta dhe përdoruesit për pranimin e një objekti ose marrjen përsipër të një shërbimi.
  • Kuti postare” është kutia e letrave që përdoret për pranimin ose dorëzimin e objekteve postare, e vendosur në zyrat e Greenposta, në banesën e përdoruesit apo në mjediset e biznesit, sipas këtij ligji.
  • Mall”përfshirë edhe mallin, që përdoret në kuptim të ofrimit të një shërbimi, është çdo send i luajtshëm, pavarësisht nëse është i ri, i përdorur apo i riparuar, i parashikuar për përdorim ose që mund të përdoret, edhe nëse nuk është i parashikuar për përdorim, në kushte të arsyeshme, të parashikueshme, që bëhet i disponueshëm në treg gjatë një veprimtarie tregtare.
  • Objekt postar” është një objekt i adresuar, në formën e tij përfundimtare, që dërgohet nga ofruesi i shërbimit postar ku, përveç objekteve të korrespondencës së letrave, përfshihen dhe librat, katalogët, gazetat, revistat dhe pakot postare që përmbajnë mallra me ose pa vlerë tregtare.
  • Objekt postar i regjistruar” është një objekt postar që regjistrohet nga greenposta, kundrejt një pagese fikse, për të garantuar dorëzimin e objektit postar dhe dëmshpërblimin, në rast të humbjes, grabitjes dhe vjedhjes. Dëmshpërblimi paguhet pas kërkesës dhe kur provohet mosdorëzimi i objektit postar ose i mosshpërndarjes së tij në destinacion sipas parashikimeve të këtyre kushteve
  • Objekte të korrespondencës” është komunikimi me shkrim, mbi çdo lloj objekti fizik që do të transmetohet dhe dërgohet në adresën e treguar nga dërguesi, mbi vetë objektin ose në ambalazhin e tij. Librat, katalogët, gazetat dhe shkrimet periodike nuk do të konsiderohen si artikuj të korrespondencës.
  • Objekte të siguruara” është një objekt postar, i siguruar me shërbim të veçantë, deri në vlerën reale të objektit postar në rast humbjeje, vjedhjeje, dëmtimi.
  • Objekte postare me parapagesë” janë letrat dhe zarfet me një pullë të printuar ose një tekst në vend të pullës, që vërteton se posta është paguar me çmimin e duhur për letrën ose zarfin.
  • Ofruesi i shërbimit postar” është personi fizik ose juridik që ofron një ose më shumë shërbime postare.
  • Përdorues” është çdo person fizik ose juridik që përdor shërbime postare si dërgues apo marrës.
  • Pikat e aksesit” janë objektet fizike, përfshirë kutitë e letrave të ofruara për publikun, në zyrat e ofruesit të shërbimit postar apo në rrugë, në banesë apo në mjediset e biznesit, për pranimin e dërgesave postare, me qëllim të dorëzimit te marrësi.
  • Pranimi” është veprimi, me të cilin ofruesi i shërbimit postar pranon objektet postare, me qëllim shpërndarjen e tyre në destinacion.
  • “Posta hibride” është një shërbim postar me bazë elektronike, nëpërmjet të cilit dërguesi e poston mesazhin ose në formë fizike ose në formë elektronike, i cili më pas përpunohet në mënyrë elektronike dhe shndërrohet në objekt postar për t’u dërguar fizikisht tek marrësi.
  • Shërbime postare” janë shërbimet që përfshijnë pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e dërgesave postare në rrjetin postar kombëtar dhe ndërkombëtar/ndërkufitar.
  • Shërbime të veçanta” është shërbimi i regjistrimit, i sigurimit dhe regjistrimit, lajmërimmarrjes, postës ajrore, shërbimit ekspres, pagesës në çastin e dorëzimit, për objektet e thyeshme dhe delikate, për t’iu dorëzuar vetëm të adresuarit.
  • Shërbim ekspres” është shërbimi i shpërndarjes “derë me derë”, në një kohë të shkurtër, shpërndarjes një ditë pas dorëzimit, ose transportit në kohë të përcaktuar të objektit postar që përfshin shpërndarjen e dokumenteve, pakove dhe mallrave.
  • Shpërndarje” është procesi i përpunimit në qendrën e shpërndarjes për dorëzimin e objekteve postare në destinacion.
  • Shpërndarës” është personi i ngarkuar për të dorëzuar objektin postar, në përputhje me ligjin.
  • Vlera reale” do të konsiderohet:

a) për dokumentet kostoja e përgatitjes, e zëvendësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit,

b) për objektet- kosto e riparimit, zëvendësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim

  • Zyrë postare” Është një ambient biznesi i përdorur nga ofruesi i shërbimit postar apo nënkontraktorët e tij për të ofruar shërbimet postare.

Neni 2

Parime të përgjithshme

  1. Ofrimi dhe sigurimi i shërbimeve postare nga “greenposta” , kryhet mbi bazën e parimeve të ligjshmërisë si dhe mosdiskriminimit, objektivitetit, transparencës dhe proporcionalitetit të para sipas rrethanave konkrete dhe kapaciteteve të saj për t’ia ofruar shërbimin, marrëveshjeve individuale apo të veçanta me subjektet/përdoruesit, duke prevaluar gjithmon këto te fundit.
  2. Ofrimi i shërbimeve postare garanton fshehtësinë e korrespodencës dhe mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtjen e interesave të përdoruesve.

Neni 3

Emri dhe vendi i ofruesit të shërbimit

  1. Emri i ofruesit të shërbimit postar do të jetë “greenposta” dhe shërbimet postare do të kryhen në të gjithë territorin e Republikës e Shqipërisë dhe jashtë saj, në zyrat postare te përcaktuara prej saj, të cilat ka të drejtë ti ndryshojë në çdo kohë.

Neni 4

Lista e shërbimeve të ofruara nga ofruesi i shërbimit

  1. Greenposta do të kryejë shërbimet e mëposhtëm:
  • shërbimeve postare te dërgesave postare, si zarfe, dokumente ose ngarkesa te ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, ne Shqipëri dhe jashtë saj.
  • Tranzitimi mallrash nga te gjitha pikat kufitare te Shqipërisë.
  • Transferta parash ne emër dhe për llogari te një subjekti financiare jo bankë.
  • Shërbimin e pagesave për te tretet ne emër dhe për llogari të një subjekti financiare jo bankë.
  • Veprimtari e agjentit komisioner te cilat lidhen me aktivitetin e shoqërisë Greenposta sh.p.k.
  • Shërbimi i pranimit, përpunimit, transportit dhe shpërndarjes të objekteve postare të postës së shpejtë (shërbim ekspres) – Postë Expres, brenda vendit/me jashtë
  • Shërbimi i pranimit, përpunimit, transportit dhe shpërndarjes të objekteve postare – Jo Expres, brenda vendit/me jashtë;
  • Shërbimi i shpërndarjes së objekteve të paadresuara për publicitet dhe marketing;
  • Shërbimi i shkëmbimit të dokumenteve;
  • Shërbimi i dorëzimit të objekteve postare me shumicë;;
  • Shërbimi i postës direkte;
  • Shërbimi i postës hibride

Neni 5

Llojet e objekteve postare

1. Objektet postare, përfshijnë dhe jo vetëm:

a) objektet e korrespondencës, (letrat, kate postalet, shtypshkrimet, mostrat, literaturën për te verbërit, paketat e vogla, te adresuara)

b) pakot postare,

c) objektet e regjistruara,

d) objektet e siguruara;

e) dokumente biznesi;

f) libra;

g) katalogë;

h) gazeta;

i) revista;

j) mallra me ose pa vlerë tregtare.

k) transferta parash, pagesa ne sportel per institucione te tjera.

Neni 6

Mallra të ndaluara në shërbimin postar

  1. Greenposta nuk merr përsipër dorëzimin dhe mund të refuzoj dërgimin e objekteve postare qe mund të përmbajnë ose për të cilat ajo dyshon se përmbajnë:
  1. substanca radioaktive apo substanca të tjera të rrezikshme;
  2. substanca narkotike dhe psikotrope, përveç rasteve kur dërguesi dhe marrësi janë persona ligjërisht të autorizuar për të tregtuar ose përdorur substanca të tilla;
  3. kafshë të gjalla;

ç) artikuj, importimi dhe qarkullimi i të cilëve është i ndaluar në vendin e destinacionit;

d) artikuj, të cilët janë të rrezikshëm për personelin e punësuar nga ofruesi i shërbimit postar;

dh) substanca ose objekte të tjera, transporti i të cilave është i ndaluar në bazë të legjislacionit në fuqi.

e) çdo artikull që punonjësit e greenpostës e konsiderojnë si të rrezikshëm/dëmshëm dhe çdo artikull që dërguesi me shkrim ia ka bërë të ditur greenpostës se objekti postar nuk është në përputhje me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar të zbatueshëm për dërgesat postare.

f) objekteve të ndaluara me ligj ose të konsideruara të rrezikshme në bazë të legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar ose që, për natyrën e tyre ose ambalazhimin, mund të përbëjnë një dëm mbi njeriun, ambjentin ose për pakot e tjera që janë për tu transportuar.

  1. Përjashtim nga sa parashikohet në pikën 1, të këtij neni, mund të bëhet vetëm në rastet e parashikuara në legjislacionin në fuqi dhe në marrëveshjet ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë ka aderuar.
  2. Në shërbimet postare ndërkombëtare mallra të ndaluara janë ato të përcaktuara në Konventën Postare Ndërkombëtare dhe rregulloret e zbatimit, si dhe mallra të veçanta, të përcaktuara e deklaruara nga secili vend anëtar i Bashkimit Postar Ndërkombëtar.
  3. Me qëllim përmbushjen e parashikimeve të sipërcituara dërguesi ka detyrimin të sigurohet që objektet postare të tijë të mos përmbajnë asnjë nga materialet e sipërcituar dhe përdoruesit mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo dëm të ardhur qoftë civil, administrativ apo penal.
  4. Greenposta ka të drejtën, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. Objekti i dorëzuar nga dërguesi prezumohet nga ana e greenpostës së është në përputhje me këto ndalime dhe se përgjegjësinë dhe detyrimin për të qenë në përputhje me këto parashikime e ka dërguesi i objektit postar. Pranimi i dërgesës nga greenposta do të thotë se edhe dërguesi ka deklaruar se përmbajtja e objektit postar është në rregull me parashikimet e këtij neni dhe se është përgjegjës i plotë për deklarim të rremë apo për përmbajtjen e objektit postar.
  5. Çdo pretendim i dërguesit së e ka vënë në dijeni greenpostën për mospërputhjen e përmbajtjes së objektit postar me pikat e mësipërme apo parashikimet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare do të pranohet vetëm kur është bërë me shkrim para paraqitjes së dërgesës në zyrat postare të ofruesit të shërbimit.
  6. Greenposta ka të drejtë që të mos pranojë për dorëzim apo për të ofruar shërbimet e saj postare për objekte të caktuara sipas diskrecionit të plotë të saj dhe të punonjësve të saj pa dallim pa dhënë ndonjë arsye.

Neni 7

Karakteristikat e objekteve postare

1. Karakteristikat e objekteve postare do të përfshijë dimensionet, përmbajtjen, adresimin, paketimin dhe mbylljen. Dërguesi ka detyrimin që objektet postare të jenë në përputhje me këto karakteristika.

2. Objektet e korrespondencës përmbajnë materiale të shkruara ose të shtypura, dhe pakot postare përmbajnë mallra.

3. Paketimi i objekteve postare do të thotë vendosja e përmbajtjes së objektit postar në paketimin e duhur, në përputhje me përmbajtjen e objektit postar, llojin e shërbimit të zgjedhur, kushtet dhe kohëzgjatjen e transportit. Dërguesi është përgjegjës për paketimin e përshtatshëm të objekteve postare dhe për saktësinë e të dhënave të parashtruara apo plotësuara. Çdo pasojë që mund të vijë për këtë shkak do konsiderohet se ka ardhur për shkak të dërguesit.

4. Dërguesi duhet të sigurohet që mbyllja e objekteve postare do të jetë e tillë që të mbrojë konfidencialitetin e përmbajtjes së objektit postar dhe të parandalojë qasjen në përmbajtjen e këtij objekti pa dëmtuar dukshëm paketimin. Dërguesi është përgjegjës për mbylljen e objekteve postare sipas kushteve të sipërcituara. Çdo dëm që mund të vij si pasojë e paketimit dhe mbylljes së objektit postar është në ngarkim të dërguesit.

5. Adresa është informacioni që tregon qartë marrësin e objektit postar. Adresa do jetë sipas variantit zyrtar të miratuar në Republikën e Shqipërisë dhe këto të dhëna duhet të plotësohen në mënyrë të saktë nga dërguesi. Adresimi i objekteve postare do të thotë vendosja e adresës së marrësit në objektin postar ose ne dokumentin shoqërues së objektit postar. Në rast të objekteve postare që kërkojnë vërtetim/dokument të pranimit, dërguesi duhet të vendosë adresën e tij/saj në objektin postar në mënyrë të tillë që të mos mund të fshihet pa lënë gjurmë të dukshme në objektin postar. Dërguesi është përgjegjës për vendosjen e adresës së marrësit në mënyrë të qartë në objektin postar apo në dokumentin shoqërues të objektit postar. Dërguesi është përgjegjës për plotësimin e rregullt të dokumentacionit të kërkuar konform rregullave të transportit të brendshëm kombëtar apo ndërkombëtar. Dërguesi është përgjegjës për çdo pasojë që mund të vijë për shkak të gabimeve në lidhje me adresën e marrësit.

6. Ofrimi i shërbimeve postare bëhet në përputhje me standardet e harmonizuara europiane dhe standardet ndërkombëtare për shërbimet postare, të përcaktuara nga UPU-ja dhe rregullave të përcaktuara në legjislacionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar për transportin e objekteve postare.

MËNYRA DHE KUSHTET PËR SHËRBIMET POSTARE DHE ATO TË VEÇANTA, KUSHTET PËR DËRGESAT POSTARE

Neni 8

  1. Greenposta dhe punonjësit e sajë pa dallim kanë të drejtë, por nuk detyrohen dhe nuk do kenë asnjë përgjegjësi nëse konform ligjit i hapin objektet postare ne rastet:
  1. Kur ato janë të dëmtuara në mënyrë të tillë që punonjësi e konsideron të arsyeshme që të ripaketohen për t’u mbrojtur nga dëmtimi i mëtejshëm;
  2. Kur punonjësi dyshohen për materiale apo substanca të ndaluara;
  3. Kur ka një urdhër të lëshuar nga organet kompetente.
  1. Për hapjen, shkatërrimi, shpërndarja e këtyre objekteve postare të mësipërm bëhet sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara ose që do të përcaktohen nga Greenposta e cila ka diskrecion të plotë në kohë, hapësirë dhe territor për përcaktimin e këtyre rregullave dhe procedurave si dhe duke u bazuar tek legjislacionit në fuqi. Në këtë rast Greenposta nuk mban asnjë përgjegjësi.
  2. Ofrimi i shërbimeve postare bëhet në përputhje me standardet e harmonizuara europiane dhe standardet ndërkombëtare për shërbimet postare, të përcaktuara nga UPU-ja

Neni 9

Pranimi i objekteve postare

  1. Pranimi i një objekti ose marrja përsipër e një shërbimi nënkupton/është e barasvlershme me lidhjen e një kontrate ndërmjet greenposta dhe përdoruesit. Ky moment shërben edhe si momenti në të cilin prezumohet se përdoruesit i kanë lexuar këto kushte, nuk kanë asnjë kundërshti kundrejt tyre dhe se janë të vetëdijshëm për detyrimet dhe përgjegjësitë që rendojnë mbi to , si dhe për të drejtat që ju garantohen nga këto kushte të përgjithshme dhe legjislacioni në fuqi për çfarë nuk është parashikuar këtu.
  2. Gjithashtu vendosja e një objekti në një kuti postare të instaluar nga ofruesi i shërbimit është e barasvlershme me pranimin e këtij objekti dhe parashikimeve të pikës së mësipërme të këtij neni.
  3. Me pranimin e objektit postar konsiderohet se dërguesi ka deklaruar dhe pranuar se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në dokumentin e pranimit apo çdo dokumente tjetër, formular dhe jo vetëm. Gjithashtu, me pranimin e objektit postar nga greenposta, konsiderohet se dërguesi pranon kushtet e transportit, kushtet dhe termat e përgjithshme të Greenposta dhe se përmbajtja e objektit postar është konform këtyre kushteve të përgjithshme dhe legjislacionit përkatës kombëtar dhe ndërkombëtar.
  4. Pranimi i një objekti të regjistruar (objekte të postës së letrave, të pranuara në përputhje me shërbimet e veçanta të regjistrimit, të regjistrimit dhe deklarimit të vlerës, koliposta, letra dhe koliposta të postuara me vlerë të deklaruar dhe urdhërpagesë) quhet i realizuar kur objekti merret në dorëzim nga greenposta, e cila, në të njëjtën kohë, i jep përdoruesit të shërbimit një dokument pranimi të objektit postar që do të shërbej si mjet provues.
  5. Greenposta mund të pranojë objekte postare me një vlerë të deklaruar, sipas përcaktimeve në kushtet dhe termat e përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve të veçanta. Në trafikun ndërkombëtar, vlera e deklaruar e objektit postar nuk mund të kalojë kufirin e përcaktuar nga vendi i mbërritjes.

Neni 10

Shpërndarja dhe dorëzimi i objekteve postare

1. Objektet postare dorëzohen në njërën nga këto adresa të marrësit të cilat plotësohen në mënyrë të saktë dhe pa asnjë gabim nga dërguesi :

  1. në banesën e tij;
  2. në ambientet e punës ose të biznesit;
  3. në kutinë postare, të vendosur në ambientet përkatëse.
  1. Greenposta dhe dërguesi bien dakord se objektet e regjistruara dhe të siguruara dorëzohen në adresën e marrësit. Nëse kjo nuk është e mundur, një objekt postar i regjistruar dhe i siguruar i dorëzohet një anëtari me moshë madhore të familjes, në banesën e tij, ose personit të autorizuar në ambientin e punës/biznesit ose te një person i autorizuar nga marrësi. Përjashtim bën nëse ka marrëveshje tjetër me shkrim.
  2. Nëse dorëzimi i objekteve postare nuk është i mundur, sipas pikës 2, të këtij neni, për shkak të mungesës së tyre, shpërndarësi mund të lëshoj një njoftim në adresën e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, duke specifikuar vendin e marrjes dhe afatin kohor, në të cilin këto objekte postare mund të tërhiqen.
  3. Nëse marrësi i objekteve postare nuk arrin të marrë objektin postar brenda afatit kohor, të specifikuar në njoftimin referuar pikës 3, të këtij neni, objekti postar do të kthehet te dërguesi sipas këtyre kushteve të përgjithshme, dispozitave të Konventës së UPU-së dhe rregullores në zbatim të saj. Greenposta nuk ka asnjë përgjegjësi për çdo pasojë që mund të vij mbi objektin postar apo për objektin postar nëse marrësi nuk e ka marrë apo nuk e merr objektin postar. Në këtë rast greenposta konsiderohet se e ka kryer tërësisht shërbimin e saj dhe ka përmbushur tërësisht detyrimet e saj.
  4. Nëse marrësi ose personat e referuar në pikën 2, të këtij neni, refuzojnë të pranojnë një objekt postar të regjistruar dhe siguruar, shpërndarësi mund të shënoj mbi objektin postar datën dhe arsyen e refuzimit dhe i kthen mbrapsht dërguesit objektin postar.
  5. Në rast se një objekt postar nuk mund të dorëzohet te marrësi dhe në rast se dërguesi nuk mund të identifikohet, greenposta mund të lëshoj një shënim zyrtar mbi objektin postar. Ky objekt ruhet për një periudhë 1-vjeçare nga data në të cilën lihet shënimi zyrtar.
  6. Nëse marrësi është analfabet ose ai/ajo nuk mund të firmosë dëftesën e dorëzimit, shpërndarësi shënon emrin e marrësit, duke përfshirë një shënim ku të specifikohet arsyeja (nëse dihet/shprehet) e mosfirmosjes nga ana e marrësit e dëftesës së dorëzimit.
  7. Të gjitha shpenzimet parapaguhen nga dërguesi dhe kjo pagese nuk kthehet nëse realizimi i dërgesës nuk realizohet për pasaktësi të adresave, refuzimeve për te marrë objektin postar apo për çdo shkak tjetër të pavarur nga Greenposta ose që nuk vjen për shkak të saj. Barra e provës për të kundërtën bie mbi përdoruesin.
  8. Shpenzimet për ridërgimin e objektit postar paguhen sërish nga dërguesi nëse greenposta e kërkon.

Neni 11

1. Greenposta bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara në këto kushte, ligjet kombëtarë dhe ndërkombëtare si dhe për këto shkaqe të parashikuara kryesisht:

a) Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të këqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.)

b) Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.

c) Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçante, ndryshim ose shkatërrim.

d) për shkak të veprimeve të organeve shtetërore apo palëve të treta.

Neni 12

Kutitë postare

  1. Në rast se greenposta i kërkohet nga dërguesi të dorëzojë objektin postar në kutinë postare, është detyrim i dërguesit të sigurohet se Pronari/administratori i një njësisë ka përmbushur parashikimin për ofrimin e instalimit, etiketimit dhe mirëmbajtjes se kutisë postare në hyrje të ndërtesës. Përdoruesi i shërbimeve postare në një njësi banesash apo ambientesh të biznesit siguron që kutia postare, rregullisht, të boshatiset. Çdo dëm që mund të vij i lidhur me këta parashikime është në ngarkim të dërguesit dhe greenposta nuk mban asnjë përgjegjësi.
  2. Dërguesi duhet të sigurohet se kutia postare në ndërtesa shumëkatëshe të jetë e shënohen me emrin e familjes ose kompanisë, sipas apartamenteve individuale dhe ambienteve të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit. Duhet të sigurohet se greenposta ka akses të lirë. Duhet të sigurohet se nëse hyrja e ndërtesës është e mbyllur, pronari ose kujdestari i saj siguron akses të lirë në kutinë postare për shpërndarësin. Përjashtim nga këto detyrime bën nëse është rënë dakord me shkrim ndërmjet pronarit të ndërtesës ose kujdestarit, nga njëra anë, dhe greenposta, nga ana tjetër. Në të kundërt greenpostë nuk mban asnjë përgjegjësi nëse objekti postar nuk dorëzohet dot apo humbet/dëmtohet.
  3. Nëse detyrimet e përmendur në pikat e mësipërme, të këtij neni, nuk janë përmbushur, greenposta ka të drejtën, por jo detyrimin ta njofton dërguesin me shkrim për tu siguruar për përmbushjen e tyre, brenda një afati të caktuar kohor. Gjithsesi shërbimi i dërgimit do të ripaguhet përjashtim bën nëse ka marrëveshje ndryshe me shkrim.
  4. Nëse detyrimet e përmendur në pikat e mësipërme, të këtij neni, nuk janë përmbushur , greenposta nuk mban asnjë përgjegjësi për mosrealizimin e dërgesës së objektit postar.
  5. Nuk është detyrim i greenpostë që kutitë postare ku dërguesi kërkon të bëhet dorëzimi i objektit postar të dizajnohen dhe instalohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë shpërndarje të sigurt dhe privatësi të objekteve postare. Ky fakt është detyrim i përdoruesve dhe çdo pasojë është në ngarkim të tyre.

Neni 13

Shpërndarja e objekteve postare të paadresuara

  1. Greenpost ka të drejtë dhe përdoruesi pranon që greenpost të bëj shpërndarjen e objekteve postare të paadresuara, me qëllime marketingu, në kutitë e letrave apo ambjenteve të tjera të përdoruesit i cili i ka përdorur të paktën njëherë shërbimet e greenpost apo që vazhdon ti përdor ato. Gjithsesi përdoruesi mund ta revokojë në çdo kohë miratimin e dhënë sipas kësaj dispozite qoftë për objekte të veçanta, qoftë për çdo objekt në tërësi, por ky fakt duhet të jetë qartësisht i shënuar në revokimin e drejtuar greenpostës. Çdo revokim është me afat maksimal 6 muaj.
  2. Greenpost ka të drejtë t’i përdori kutitë e letrave për marketing të drejtpërdrejtë të produkteve apo shërbimeve të ngjashme, por klienti/përdoruesi, në çdo kohë, ka të drejt të ndalojnë përdorimin, për qëllime marketingu, të postës së tyre. Çdo revokim është me afat maksimal 6 muaj.
  3. Për këtë qëllim greenpost mund të mbaj një regjistër përjashtimesh, ku regjistrohen personat, të cilët nuk kanë dëshirë të marrin komunikime tregtare të pakërkuara. Greenposta është e detyruar të kontrollojnë rregullisht dhe të respektojnë regjistrin e përjashtimeve, përjashtim bën nëse ka parashikime të ndryshme në këtë kushte të përgjithshme apo në marrëveshje mes palëve.

Neni 14

Ambalazhimi i objekteve postare

  1. Është detyrim i dërguesit të sigurojë ambalazhimin e objekteve postare, në të cilin, në kushtet e përdorimit normal, nuk u shkaktohet asnjë dëmtim i përmbajtjes së objektit postar, objekteve postare në përbërje të dërgesave postare, sendeve ose pajisjeve të ofruesit të shërbimit postar dhe asnjë dëmtim në shëndetin e punonjësve të shërbimit postar.
  2. Ambalazhimi i objekteve postare, përbërja e të cilave rrezikon përmbajtjen e dërgesave postare, bëhet sipas standardeve dhe kushteve teknike të përcaktuara nga AKEP-i për ofrimin e shërbimit postar, por Greenposta ka të drejtën e refuzimit të dërgimit të këtyre objekteve postare dhe kjo nuk do të konsiderohet shkelje.
  3. Nëse ndodh një dëmtim, për shkak se objekti postar nuk është ambalazhuar sipas specifikimeve në pikën 1, të këtij neni, dërguesi është përgjegjës për dëmshpërblimin.
  4. Greenposta nuk është përgjegjëse për dëmshpërblimin nëse dëmtimi i një objekti ndodh si pasojë e një ambalazhimi të papërshtatshëm dhe konform dispozitave të këtyre kushteve dhe legjislacionit të zbatueshëm, të përmbajtjes së objektit postar nga dërguesi.

Neni 15

Të drejtat dhe detyrimet e greenposta

  1. Greenposta është e detyruar të dërgojë çdo objekt postar në gjendjen në të cilën është marrë, me përjashtim të parashikimeve në këto kushte të përgjithshme, ligjeve përkatëse apo faktorëve të pavarur nga vullneti i Greenpostës, faktorëve të lidhur me institucionet shtetërore apo forcave madhore, konsumin e zakonshëm apo çdo ndryshim të pashmangshëm dhe/ose të natyrshëm.
  2. Greenposta duhet t’i lëshojë dërguesit, për objektet e regjistruara, të siguruara dhe për pakot postare, një dokument të marrjes në dorëzim të objektit postar dhe, si konfirmim të dorëzimit, kërkon/merr nënshkrimin e personit të cilit i dorëzohet objekti postar.
  3. Në rast të pamundësisë për të dorëzuar një objekt postar, në përputhje me rregullat e përcaktuara, greenpost ka të drejtë por nuk detyrohet t’i dërgojë të gjitha objektet postare pa pagesë në adresën e re të marrësit, nëse kjo njihet, greenpost mund të çmoj se nuk ka kosto ekstra ose mund ti kërkoj të paguaj përdoruesit ekstra për shërbimin e ri ose në të kundërt ta kthejë atë tek dërguesi. Shërbimi i dërgimit tek adresa e re e marrësit për pakot postare apo për kthimin e tyre tek dërguesit mund të tarifohet nga greenposta në përputhje me tarifat e saj.
  4. Greenposta nuk mban përgjegjësi në lidhje me shërbimin e zgjedhur nga përdoruesi, dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e objektit postar. Çdo pasojë është në ngarkim të përdoruesit.

Neni 16

Të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve

  1. Dërguesi ka të drejtë të përdorë shërbimet e greenposta sipas këtyre kushteve dhe legjislacionit në fuqi
  2. Dërguesi nuk është i detyruar të dorëzojë personalisht objektet postare tek greenposta, përjashtim bën kur natyra e sendit, ligji apo punonjësit e greenposta e konsiderojnë ta arsyeshme të dorëzohen personalisht. Për këtë qëllim greenposta mund ta refuzoj të ofroj shërbimin e kërkuar.
  3. Dërguesi është i vetmi përgjegjës për paketimin e përshtatshëm të dërgesave postare dhe është i detyruar që ta mbyllë (paketojë) objektin postar në përputhje me përmbajtjen dhe natyrën e këtij objekti dhe termat dhe kushtet e përgjithshme të greenposta.
  4. Greenposta ka të drejtën por jo detyrimin për ti sugjeruar llojin e shërbimit që çmojnë se përshtatet me përmbajtjen, vlerën reale të përmbajtjes së objektit postar dhe rëndësinë që objekti postar ka për përdoruesin. Zgjedhja në fund i mbetet përdoruesit.
  5. Përdoruesit e shërbimeve të greenposta kanë të drejtën e ankimit përkatësisht tek greenposta dhe organet e tjera shtetërore në përputhje me parashikimet e ligjit dhe këtyre kushteve.

Neni 17

Orari i punës së zyrave postare për përdoruesit

  1. Orari i punës së zyrave postare të hapura për përdoruesit e shërbimeve postare të greenposta (këtu e mëposhtë referuar si: orari i punës) do të jetë:
    1. Orar të plotë ditor 07:30-20:00 . Greenposta nuk është i detyruar të sigurojë orar të plotë ditor pune në qytetet ku operon, në bazë të këtij neni, nëse nuk ka nevojë për një orar të tillë pune.
    2. Orar të përshtatshëm pune për marrësit për të tërhequr objektet e tyre postare në zyrat postare që ofrojnë shërbimet e dorëzimit të objekteve postare të cilat nuk janë dorëzuar në adresën e shtëpisë apo në ambientet e personit juridik ose fizik.
    3. Zyrat postare të lëvizshme të cilat duhet të jenë të hapura për të paktën dy orë në ditë, ndërsa ato zyra të cilat nuk i nënshtrohen dispozitave të nenit 13, paragrafi 4 të kësaj rregulloreje, duhet të jenë të hapura për të paktën tre orë.

Dorëzimi i objekteve postare për Tiranën…………………………:

  • Objektet e tërhequra deri ne orën 13.00, dorëzohen ne destinacion 2-6 ore te ditës .
  • Objektet e tërhequra mbas orës 13.00 dorëzohen deri ditën e nesërme deri ne orën 12.00 te mëngjesit. (Kjo ne varësi te orarit te marrësit te objektit)
  • Për objekte postare qe kane probleme me adresën e marrësit, ose për arsye te ndryshme nuk mundësohet dorëzimi, behën tre tentativa dorëzimi.

  Dorëzimi i objekteve postare për rrethet:

  • Behet gjate orarit te punës se ditës se nesërme te grumbullimit te tyre, (17-24 ose nga grumbullimi)
  • Për objekte postare qe kane probleme me adresën e marrësit, ose për arsye te ndryshme nuk mundësohet dorëzimi, behën tre tentativa dorëzimi.

Afatet kohore te dorëzimit te objekteve janë ne varësi te sasisë se objekteve për shpërndarje. 

  1. Greenposta ka të drejtë ta ndryshoj në çdo kohë orarin zyrtar të punës për përdoruesit ashtu si e sheh të arsyeshme dhe ka detyrimin ta publikojë atë në faqen e tij zyrtare të Internetit. Njoftimi për orarin e punës duhet të vendoset edhe në hyrje të zyrës postare.
  2. Greenposta në çdo kohë mund të mbyllë një zyrë postare apo ta zhvendosë atë sipas interesave të saj.

Neni 18

Mënyrat dhe kushtet e pagesës për shërbimet postare

  1. Shërbimet postare që ofron greenposta paguhen nga dërguesi:
  1. me lekë në dorë, direkt në sportel;
  2. përmes bankës, në llogarinë bankare të greenposta, mbështetur në një kontratë shërbimi ndërmjet greenposta dhe përdoruesit të shërbimit;
  3. me mjete të tjera të ligjshme.
  1. Pagesat e shërbimit postar, për çdo objekt postar, duhen etiketuar në objektin postar me shenja, që tregojnë se shërbimi postar është paguar.
  2. Pagesat kryhen sipas tarifave të shërbimeve, që vihen në dispozicion të përdoruesit të shërbimeve postare në një vend të dukshëm dhe lehtësisht të aksesueshem në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të greenposta ose të cilat i bëhen të ditura rast pas rasti nga sportelisti/punonjësi.
  3. Greenposta ka të drejtë të kërkoj parapagim nga dërguesi për shërbimin qe kërkohet të ofrohet dhe në të kundërt ka të drejtë të mos e ofroj shërbimin. Në rast të marrëveshjes me shkrim ndryshe me dërguesin dhe/ose marrësin , greenposta ka të drejtë të tarifojnë marrësin për shërbimin e ofruar, në përputhje me tarifat e përcaktuara, ose në të kundërt t’ia kthejë objektet postare dërguesit dhe të tarifojnë dërguesin për këtë shërbim.
  4. Aplikimi i një tarife të njëjtë, sipas pikës 1, të këtij neni, nuk e përjashton të drejtën e greenposta për të lidhur kontrata individuale për tarifa të reduktuara me përdorues të tjerë, për pranimin e objekteve me shumicë dhe/ose pakicë.
  5. Dërguesi do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve postare.
  6. Greenposta ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen ato. Shpenzimet e ruajtjes gjatë kësaj periudhe paguhen nga dërguesi. Periudha e ruajtjes është në diskrecion të plotë të greenposta dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për gjithçka që mund ti ndodh objektit postar.

SHËRBIMIT NË SITUATA TË VEÇANTA

Neni 19

Ofrimi i shërbimit në raste të jashtëzakonshme

  1. Greenposta çlirohet nga përgjegjësia për mospërmbushjen, pjesërisht apo tërësisht, të detyrimeve të saj kundrejt përdoruesve në raste të jashtëzakonshme, ku me situatë të jashtëzakonshme kuptojmë dëmtimet e rënda të rrjetit, fatkeqësitë natyrore, gjendjen e emergjencës ose gjendjen e luftës apo forcave të tjera madhore të shpallura nga organet kompetente si dhe rastet e grevës qoftë edhe vetëm të punonjësve të Greenposta.
  2. Palët do bëjnë përpjekjet e tyre nëse ka hapësirë për ofrimin e shërbimeve edhe në situata të jashtëzakonshme por gjithmon në një situatë të tillë nuk do mbajnë përgjegjësi.
  3. Në këtë rast greenposta ka të drejtë të caktojë një afat tjetër për ekzekutimin e mëtejshëm të detyrimeve të saj.
  4. Me përfundimin e situatës së jashtëzakonshme apo grevës, greenposta siguron rrugëtimin e të gjitha objekteve postare që janë dorëzuar para grevës.
  5. Greenposta merr masa që objektet postare, të depozituara gjatë grevës, të mos shkatërrohen, dëmtohen apo humbin dhe që ato të dërgohen në destinacion jo më vonë se 2 ditë pas përfundimit të grevës për aq sa është e mundur.
  6. Në situatat e jashtëzakonshme greenposta, përjashtimisht nga rregullat e mësipërme ka të drejtë, por nuk detyrohet t’ia transferoj objektet postare një subjekti tjetër pa marr miratimin e përdoruesve, me qëllim realizimin e dërgesave postare.

Neni 20

Shërbimet postare ekspres

  1. Në rastet e shërbimit postar ekspres, i cili përcaktohet si i tillë nga greenposta, shpërndarja dhe dorëzimi standard i një objekti postar të postës së brendshme në rastin kur dërguesi dhe marrësi janë brenda territorit të Shqipërisë do të bëhet ditën tjetër të punës pas pranimit të objektit postar sipas tarifave të përcaktuara rast pas rasti nga Greenposta, përjashtim bën për rastet kur dorëzimi nuk është i mundshëm dhe nën kontrollin e greenpostes ose shndërrohet në një të tillë në një moment të dytë.
  2. Shpërndarja dhe dorëzimi i një objekti postar në rastin kur dërguesi është jashtë territorit të Shqipërisë dhe marrësi brenda territorit të Shqipërisë duhet të bëhet brenda ditës tjetër të punës, pas mbërritjes së tij në Republikën e Shqipërisë.
  3. Ditët e pushimit javor si edhe ditët e pushimit të festave zyrtare sipas shteteve apo festave lokale në vendin e destinacionit apo origjinës nuk llogariten në kohën e dorëzimit.
  4. Koha dhe pagesa për shërbimin ekspres ndërkombëtar do të caktohet rast pas rasti mes palëve.
  5. Greenposta nuk përgjigjet për humbje apo dëmtime të shkaktuara nga rrethana të cilat janë jashtë kontrollit të saj. Këto përfshijnë por nuk kufizohen në dëmtimin elektrik ose magnetik, apo fshirje të imazheve elektronike ose fotografike, të të dhënave ose regjistrimeve; çdo defekti apo karakteristikë qe lidhet me natyrën e Dërgesës, edhe nëse ajo është e njohur për greenposten; çdo veprim ose moskryerje veprimi nga një person jo i punësuar apo i kontraktuar nga greenposta, për shembull Dërguesi, Marrësi, pale e tretë, punonjës doganor apo zyrtar tjetër qeveritar; “Forca Madhore”- për shembull, tërmet, ciklon, stuhi, përmbytje, mjegull, luftë, rrëzim avioni, mbytje anije, embargo, protesta, trazira civile, apo greva e konflikte. Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete, për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçante, ndryshim ose shkatërrim.

Neni 21

Shërbimet postare me vlerë të shtuar

  1. Greenposta do të aplikoj pagesë shtesë për ato shërbime të cilësuara si vlerë e shtuar për përdoruesin.
  2. Shërbimet me vlerë të shtuar mund të përfshijnë një ose disa nga shërbimet e mëposhtme:
    1. Dorëzim brenda një ore të ditës të përcaktuar dhe me Garanci për Kthimin e Pagesës Shtesë në rast mosrealizimi sipas kushteve të përcaktuara, të tilla si Përpara orës 9:00, Përpara orës 10:00, Përpara orës 12:00 etj
    2. Tërheqje apo dorëzim të objektit postar në ditët e pushimit.
    3. Siguracioni i objektit postar. Siguracioni bëhet për një mbulim të plotë të vlerës në rast humbje apo dëmtimi të objektit postar sipas vlerës reale dhe kushteve të sigurimit të objektit postar.
    4. Tërheqje apo dorëzim i dedikuar kur objekti postar ka specifika të përcaktuara dhe shërbimi normal nuk është i mjaftueshëm.
    5. Paketimi. Paketim brenda një game standarte të paketimit të ofruesit të shërbimit.
    6. Administrimi dhe pagesa e detyrimeve të taksave e tatimeve nga ofruesi i shërbimit për lehtësi të dërguesit, apo një pale të tretë, kur sipas termave të tregtimit nuk i janë lenë marrësit për të paguar, apo në rastet kur marrësi për lehtësi administrimi ngarkon greenpostën për të paguar.
    7. Tërheqje apo dorëzimi vonë. Shërbim i kërkuar jashtë orarit standart, jo të zakonshëm të punës.
    8. Firma e dorëzimit. Kur përdoruesi kërkon nga ofruesi i shërbimit një kopje të firmës së marrësit të objektit postar të dërguar në mënyrë elektronike apo kopje të printuar si provë e dorëzimit të dërgesës në destinacion.
    9. Trajtimi dhe transportimi i substancave dhe mallrave të klasifikuara si të rrezikshme në transportin ajror apo tokësor sipas përcaktimeve të organizatave botërore përkatëse.
    10. Shërbime doganore apo administrim të shërbimeve dhe dokumentacionit doganor.
    11. Garancia e dorëzimit të objektit postar në një datë të caktuar;
    12. Dorëzimi i dërgesave postare “Personalisht” tek marrësit;
    13. Mundësi për të ndryshuar adresën e destinacionit dhe rrugën që do të ndiqet për dorëzimin e dërgesës postare;
    14. Shërbim i personalizuar për klientin
    15. Shërbime të tjera rast pas rasti për të cilat palët bien dakord dhe reflektohen ne koston e shërbimit.

Çështje doganore

Neni 22

Detyrimet në doganë për mallrat postare

  1. Dërguesi është i vetëdijshëm se mallrat postare i nënshtrohen formaliteteve dhe kontrolleve të nevojshme doganore dhe se objekti postar mund të jete objekt i tarifës doganore, tatimeve apo taksave të tjera që paguhen në import apo eksport, apo mund të jenë objekt i përjashtimit nga këto pagesa, sipas legjislacionit në fuqi.
  2. Plotësimi dhe depozitimi i deklaratës doganore është përgjegjësi e dërguesit. Greenposta, nuk mban përgjegjësi për deklarimin doganor.
  3. Përdoruesit janë përgjegjës për përmbushjen e formaliteteve doganore në mënyrë specifike sipas kërkesave ligjore dhe për plotësimin korrekt të deklaratës doganore për të lehtësuar procedurat e zhdoganimit.
  4. Autoritetet doganore, në bazë të aplikimit nga deklaruesi që nëse nuk ka marrëveshje ndryshe me shkrim se nuk do të jetë përdoruesi, kanë të drejtë të anulojnë/bëjnë të pavlefshme një deklaratë doganore, sipas përcaktimeve në legjislacionin doganor të Republikës së Shqipërisë, për mallrat postare, kur ato janë:

a) të kthyera te dërguesi;

  1. të ridërguara në një shtet të tretë;
  2. të braktisura nga deklaruesi;

ç) të humbura në shërbimin e postës, ose të shkatërruara, për arsye të dëmtimit të plotë të përmbajtjes dhe, në këtë rast, kundrejt plotësimit të deklarimit doganor për shkatërrimin.

Greenposta nuk mban asnjë përgjegjësi në këtë rast.

PËRGJEGJËSITË E GREENPOSTA DHE KOMPENSIMI I DËMEVE

Neni 23

Përgjegjësia për dëmet e shkaktuara

1. Greenposta nuk është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara nëse:

  1. transporti i objekteve postare është kryer në përputhje me kushtet dhe termat e përgjithshëm;
  2. dëmtimi ka ndodhur për shkak të forcës madhore;
  3. dëmtimi është shkaktuar për faj ose neglizhencë të dërguesit ose si rezultat i natyrës së përmbajtjes së objektit postar;

ç) dëmtimi është shkaktuar sepse objekti postar i është dorëzuar organeve shtetërore kompetente, zotëruesve të autoritetit publik ose ofruesve të shërbimeve publike, të përcaktuar në këtë ligj;

  1. përdoruesit e shërbimeve postare janë siguruar me përmbajtjen e objektit postar me

mashtrim, për një shumë që e tejkalon vlerën aktuale të përmbajtjes;

dh) përdoruesi i shërbimeve postare nuk ka bërë reklamim brenda afatit të caktuar;

  1. dëmtimi ka ndodhur për shkak të veprimeve të ligjshme të organeve kompetente apo përdoruesit.
  2. Për shkaqe të tjera të parashikuar te këto kushte apo legjislacionet ne fuqi.
  3. Për shkaqe te tjera apo ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore apo çdo shkak tjetër për të cilën provon pafajësinë apo se përtej çdo veprimi që ndërmarr apo që mund të merrte dëmi nuk mund të shmangej.
  4. Shkaqet e tjera të parashikuara në këto kushte të përgjithshme për te cilat parashikohet se greenposta nuk është përgjegjës dhe shkaqet e sipërcituara janë plotësuese të njëra tjetrës dhe jo përjashtuese dhe as kumulative.

Neni 24

Reklamimet/Kthimet

  1. Përdoruesit e shërbimeve postare kanë të drejtë të reklamojnë sipas parashikimeve ligjore.
  2. Nëse përdoruesi i shërbimeve postare nuk paraqet asnjë reklamim brenda afateve të përcaktuara në ligj, ai humbet të drejtën për të kërkuar dëmshpërblim.
  3. Greenpost duhet t’i përgjigjet reklamimeve të tilla, brenda 15 ditëve, për dorëzimin e një objekti të brendshëm postar, dhe brenda 2 muajve për dorëzimin e një objekti ndërkombëtar/ndërkufitar. Brenda 15 ditëve nga përfundimi i këtij afati, përdoruesi i shërbimeve postare mund të paraqesë një kërkesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme në AKEP.

Neni 25

Dëmshpërblimi

  1. Greenposta i paguan një përdoruesi të shërbimit postar një shumë ekuivalente me shumën e dëmit real të shkaktuar, të përcaktuar nga greenposta por jo më shumë se kufiri maksimal, i përcaktuar në pikën 2 të këtij neni.
  2. Dëmshpërblimi maksimal është:
  1. për humbjen, dëmtimin apo vjedhjen e një objekti të siguruar, sa vlera e dëmtuar, por jo më shumë se vlera reale e objektit postar;
  2. për humbjen apo vjedhjen e një objekti postar, letër të regjistruar, 2 000 (dy mijë) lekë;
  3. për humbjen, vjedhjen ose dëmtimin e një koliposte të regjistruar, 5 000 (pesë mijë) lekë;

ç) për moskryerjen ose kryerjen në mënyrë jo të plotë ose të gabuar të shërbimit postar, në lidhje me transportin e një objekti postar të siguruar dhe regjistruar ose të kolipostës sa çmimi i paguar për kryerjen e shërbimit postar;

  1. për tejkalimin e afatit të dorëzimit të objekteve postare të regjistruara dhe siguruara, brenda vendit, përtej normave të parashikuara, 500 (pesëqind) lekë për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se 5 000 (pesë mijë) lekë.

dh) për humbjen e një objekti postar, sa çmimi i paguar për kryerjen e shërbimit postar.

  1. Dërguesi deklaron se dëmshpërblimi fillimisht do të bëhet nga ofruesi i shërbimit, duke ofruar ridërgimin e dërgesës pa pagesë.
  2. Greenposta nuk mban përgjegjësi për dëme indirekte ose fitime të munguara.
  3. Vlera reale do të konsiderohet: 

a) për dokumentet kostoja e përgatitjes, e zëvendësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit, 

b) për objektet- kosto e riparimit, zëvendësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim

8. Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon greenpost Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë.

9. Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat qendrore të Greenposta ose në agjencinë më të afërt të saj, ditën e marrjes së dërgesës nga Greenposta.

PROCEDURAT PËR ZGJIDHJEN E ANKESAVE

Neni 26

E drejta e ankimit

  1. Greenposta i ofron shërbimet postare, vetëm në përputhje me këto terma dhe kushte te përgjithshme.
  2. Çdo përdorues i shërbimeve postare ka të drejtë të ankohet dhe detyrohet që fillimisht të kërkojë sqarime tek greenposta, në rast se vëren shkelje në përmbushjen e termave dhe kushteve të përgjithshme, të tarifave të ofruara nga greenposta, si dhe të cilësisë së shërbimit të ofruar apo çdo ankesë tjetër.
  3. Përdoruesi i shërbimit postar mund të paraqesë ankimin e mësipërm me shkrim brenda 30 ditëve:
  1. nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar;
  2. nga marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar.
  3. Nga shkaku i ankesës për rastet e tjera.
  1. Pas marrjes së ankesës, greenposta bën verifikimin e ankesën e bazuar në pikën 3, të këtij neni, dhe, pas verifikimit, ka të drejtë të kthej një përgjigje jo më vonë se 30 ditë pas marrjes së ankesës nga përdoruesi i shërbimit postar.
  2. Nëse përdoruesi nuk është dakord me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit postar, atëherë përdoruesi fillon procedurën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, sipas nenit 55 të ligjit Nr.46/2015 “Për postën”.

KONFIDENCIALITETI I OBJEKTEVE POSTARE DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Neni 27

Ruajtja e konfidencialitetit

  1. Greenposta siguron fshehtësinë e objekteve postare, në bazë të ligjit që rregullon mbrojtjen e të dhënave personale.
  2. Greenposta, punonjësit e saj pa përjashtim dhe subjektet me të cilët ajo bashkëpunon në kuadër të përmbushjes së objektit të saj të veprimtarisë, ka të drejtë që në përputhje të plotë me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, të mbledh dhe përpunojnë të dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve postare, për ofrimin e shërbimeve postare ose për qëllime tregtare, por duke marrë, paraprakisht, pëlqimin me shkrim të përdoruesit të shërbimit postar. Pranimi i shërbimit do të konsiderohet si dhënie e miratimit/pëlqimit me shkrim. Pranimi i shërbimit bëhet sipas parashikimeve të këtyre kushteve të përgjithshme.
  3. Greenposta nuk kanë të drejtë të marrin informacion në lidhje me përmbajtjen e objekteve postare dhe të dhënat që lidhen me faktet dhe rrethanat në lidhje me shërbimet postare. Përjashtim bëjnë rastet e parashikuar në këto kushte për hapjen e pakove. Greenposta po ashtu respekton te gjitha parashikimet dhe ndalimet e parashikuar nga legjislacionet përkatëse ne lidhje me te dhënat personale.
  1. Detyrimet e këtij neni për ruajtjen e konfidencialitetit do të zbatohen edhe pas përfundimit të shërbimit postar, si dhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve përkatëse të punësimit, ndërmjet ofruesit të shërbimit dhe punonjësit.
  2. Greenposta nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin e të dhënave personale sipas këtyre parashikimeve, parashikimeve në këto kushte të përgjithshme dhe atyre ligjore, dhe përdoruesi ka të drejtë që në çdo kohe të ushtroj të drejtat që ja njeh ligji në lidhje me përdorimin e të dhënave personale.

Neni 28

Rastet e hapjes së dërgesave postare

  • Greenposta mund të hapë një objekt postar të mbyllur, dhe kjo nuk do konsiderohet shkelje e privatësisë dhe konfidencialitetit dhe greenposta nuk mban asnjë përgjegjësi nëse:
  1. për shkak të mungesës së adresës objekti nuk mund të dorëzohet apo të kthehet dhe për dorëzimin është e nevojshme të njihet adresa e të adresuarit ose e dërguesit;
  2. paketimi ose mbulimi i objektit është dëmtuar në atë masë që, për të mbrojtur përmbajtjen e tij, është i nevojshëm ripaketimi, i cili nuk mund të bëhet pa hapjen e objektit;
  3. ekziston dyshimi i arsyeshëm se dërgesa postare përmban përmbajtje të ndaluar,

ç) është e nevojshme për të parandaluar dëmtimin e personave ose të objektit;

  1. një dërgesë postare, në trafikun ndërkombëtar, i nënshtrohet doganave dhe inspektimit, në përputhje me rregullat doganore për transaksionet në valutë të huaj.
  2. Parashikimeve të tjera në këto kushte të përgjithshme.
  3. Kur ja kërkojnë organet shtetërore.
  • Në këtë rast, fakti i hapjes duhet të tregohet mbi objektin postar dhe, kur emri dhe adresa e dërguesit njihet, dërguesi duhet të njoftohet për hapjen dhe për arsyet e kësaj hapjeje.

Neni 29

Administrimi i të dhënave për qëllime të ndjekjes penale

Pavarësisht nga sa përcaktohet në këto kushte, për qëllime të ndjekjes penale, greenposta është e detyruar të ofrojnë informacionin e kërkuar nga autoritetet kompetente, sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 30

Kërkesat për ofrimin e shërbimeve postare

Kushtet për ofrimin e shërbimeve postare nga greenposta do të rregullohen në përputhje me këto terma dhe kushte te përgjithshme , Ligjin për shërbimet postare dhe aktet e tjera ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Kushtet e parashikuara ne pika te ndryshme konsiderohen plotësojnë njëra tjetrën dhe nuk përjashtojnë.

Neni 31

Ndryshimet

Greenposta ka të drejtën që ti ndryshoj këto kushte në çdo kohë.

Për subjekte të veçanta greenposta mund ti ndryshojnë këtë kushte përmes një marrëveshjeje individuale të veçantë të bërë me shkrim dhe të nënshkruar nga të dy Palët dhe që vlen vetëm për palët nënshkruese.

Neni 32

Pavlefshmëria

Nëse ndonjë parashikim, ose pjesë parashikimi i këtyre kushteve është i pavlefshëm, i paligjshëm, ose i pazbatueshëm, greenposta ka të drejtë që në çdo kohë të amendoj këtë parashikim, në mënyrë të tillë që i ndryshuar ai të bëhet i ligjshëm, i vlefshëm dhe i zbatueshëm dhe deri në masën e lejueshme të arrijë qëllimin e synuar nga parashikimi fillestar. Pjesa tjetër e kushteve do të mbetet e vlefshme e në fuqi dhe nuk do të ndikohet nga ajo pjese që është e pavlefshme, paligjshme apo e pazbatueshme.

Në çdo rast parashikimi i pavlefshëm, i paligjshëm, ose i pazbatueshëm do të veçohet nga tërësia e kushteve dhe pjesa e mbetur e saj do të mbetet e vlefshme e në fuqi, duke interpretuar parashikimin e pavlefshëm, paligjshëm, ose të pazbatueshëm në përputhje me qëllimin që i shtyu Palët të hyjnë në këtë marëdhënie.

Neni 33

Pranimi i kushteve

Përdoruesit kanë të drejtën dhe detyrimin të kontrollojnë paraprakisht këto kushte dhe nuk mund të pretendojnë se nuk ishin në dijeni. Dijenia e këtyre kushteve me marrjen/pranimin e shërbimit postar prezumohet. Në çdo kohë nëse nuk janë dakord me këto kushte përdoruesit kanë të drejtë të mos marrin shërbimet e greenposta ose të kërkojnë ndryshme të tyre të cilat hyjnë në fuqi vetëm kur greenpost i miraton dhe vlejnë vetëm për palën që ka kërkuar ndryshimin.

Neni 34

Kopjet

Përdoruesit kanë të drejtë që të kërkojnë të mbajnë kopje të këtyre kushteve të përgjithshme ose ti marrin në rrugë elektronike apo ti shkarkojnë në faqen zyrtare te greenposta. Greenposta mund ti vërë në dispozicion fizik për palët që i kërkojnë edhe kundrejt një kostoje të përcaktuar prej saj.

Neni 35

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Për çdo mosmarrëveshje në lidhje me këto kushte, do të bëhen përpjekje te zgjidhen fillimisht me mirëkuptim mes palëve si dhe duke zbatuar parashtrimet e këtyre kushteve të përgjithshme për ankesat dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ligjeve përkatëse, pastaj pas kësaj faze kanë të drejtë ti drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Këto kushte janë hartuar në në gjuhën shqipe dhe do të interpretohen në kontekstin e tërë dhe sipas qëllimit për të cilën palët kanë hyrë në këtë marrëdhënie, vetëm në këtë gjuhë.

1Neni 32

Termat dhe kushtet e përgjithshme të ofrimit të shërbimeve postare

1. Ofruesit e shërbimeve postare hartojnë kushtet e përgjithshme dhe termat e ofrimit të shërbimeve postare, të cilat, në veçanti, përmbajnë:

a) emrin dhe vendin e ofruesit të shërbimit;

  1. listën e shërbimeve të ofruara nga ofruesi i shërbimit;
  2. zonën ku ofrohen shërbimet postare;

ç) mënyrat dhe kushtet për shërbimet postare dhe ato të veçanta;

  1. kushtet për dërgesat postare;

dh) mënyrat dhe kushtet e pagesës për shërbimet postare;

  1. përgjegjësitë e ofruesit të shërbimit dhe kompensimin e dëmit;

ë) procedurat për zgjidhjen e ankesave.

  1. Termat dhe kushtet e përgjithshme, të hartuara nga ofruesi i shërbimit, i dërgohen AKEPit për shqyrtim 30 ditë para aplikimit të tyre. AKEP-i, 30 ditë nga marrja e njoftimit, ka të drejtë të kërkojë ndryshime në termat dhe kushtet e përgjithshme, të paraqitura nga ofruesi i shërbimit, nëse konstaton shkelje të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
  2. Termat dhe kushtet e përgjithshme publikohen në faqen zyrtare të internetit të ofruesit të shërbimit, si dhe në ambientet ku ushtron veprimtarinë e tij të biznesit për veprime të drejtpërdrejta me përdoruesit e shërbimeve postare, të paktën 15 ditë para hyrjes së tyre në fuqi. 4. Nëse AKEP-i nuk shprehet për kushtet e përgjithshme dhe termat, brenda afateve të parashikuara në këtë nen, atëherë ato konsiderohen të miratuara në heshtje.

Ofruesit e sherbimeve postare duhet të mbajnë kopje fizike në format të printuar dhe lehtësisht të lexueshëm të termave dhe kushteve të përgjithshme në zyrat postare te tyre për t’i bërë të disponueshme për përdoruesin ose për t’i dërguar në adresën e përdoruesit postar nëse kjo kërkohet prej tij.

Sfera e marrëveshjes

1. Me nënshkrimin e kontratës palët bien dakort për termat e saj. Ndryshimi apo modifikimi i kushteve kontraktuale bëhet i vlefshëm vetëm pasi të jetë herë me shkrim dhe të jetë firmosur nga të dy palët.

2. Kjo kontratë u hartua në 2 (dy) kopje, përkatësisht 1 (një) për Përfituesin e Shërbimit dhe 1 (një) kopje për Ofruesin e Shërbimit.

 3. Të gjitha kopjet e kontratës dhe aneksit bashkëlidhur, firmosen dhe vulosen nga të dy para.

Ofruesi i Shërbimit                                                             GreenPosta

‘Përfituesi i Shërbimit’                                                                                                                    

Leave a Comment